Massimiliano Allegri është vlerësuar si strategu më i mirë italian

schedule08:47 - 13 Nëntor, 2018

schedule 08:47 - 13 Nëntor, 2018

Trajneri i skuadrës së Juventusit, Massimiliano Allegri është shpërblyer me çmimin si strategu më i mirë i vitit në kampionatin Italian. Dominimi me “Zonjën e Vjetër” në Serie A solli vlerësimin maksimal nga shumica votuese. Livornezi grumbulloi 17 vota duke lënë pas Mauricio Sarri dhe Simone Inzaghi me nga 8 vota secili.

Massimiliano Allegri nuk njeh limite. Përtej sukseseve ekipore, trajneri livornez ka fituar së fundmi çmimin si trajneri më i mirë për sezonin 2017-2018. Në votim morën pjese të gjithë trajnerët e skuadrave respektive në Serinë A si dhe specialistë të ndryshëm. 51 vjeçari ia doli të grumbullojë 17 vota duke lënë pas trajnerin e Chelsea Mauricio Sarri dhe tenikun e Lazios Simone Inzaghi me nga 8 vota secili. Jo vetëm kaq pasi në renditjen e përgjithshme ish-trajneri i Milanit lë pas teknikun Fabio Capello dhe Antonio Conte. Vlen të përmendim faktin se Massimiliano Allegri ka fituar me Juventusin katër herë radhazi titullin kampion në Serinë A, një sukses që nuk është arritur më parë nga asnjë trajner tjetër në stolin bardh e zi.

Juventus është në rrugën e duhur për t’u kurorëzuar kampion edhe këtë sezon. Kritikat e kanë shoqëruar Allegrin pothuajse në çdo takim në këtë sezon për shkak të haluçinacioneve që mbrojtja ka përjetuar, por në fund tekniku livornez u është kundërpërgjigjur kritikëve me atë që ai di të bëjë më mirë, fitoren. Në shtëpinë Bardh e zi e dinë mirë se kontributi më i madh që mund të bëjë Allegri është të shpallë Juventusin kampion Europe. Sukses nga i cili ai mund të shpallej edhe si trajneri më i mirë në Europë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!