“Maskarada e 30 qershorit”, Rama publikon deklaratën e zyrtarit të huaj dhe bën një paralajmërim

schedule11:06 / 07/02/2020

Zv/kryetari i LSI-së Luan Rama ka publikuar deklaratën e Presidentit të Dhomës së Rajoneve të Kongresit në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Deklarata e tij citohet te kete thene se: “Zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të më tejshëm të besim të qytetarëve në institucionet e vendit”.

Per kete deklarate, Luan Rama thote se “Pra qëndrimi më i fundit evidenton, denoncon dhe nxjerrë edhe njëherë zbuluar maskaradën e zgjedhjeve të ashtu quajtura të 30 qershorit të vitit të kaluar dhe denoncon gjithashtu paturpësinë e veprimit të mazhorancës, e cila i kriminalizoi edhe këto zgjedhje siç ka bërë në fakt edhe me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017”.

Deklarata e plotë e zëvendëskryetarit të LSI, Luan Rama

Në fakt, nga t’ia fillosh më parë morinë e problemeve të shumta që krijon qeverisja në këtë vend. Probleme, të cilat në thelb kanë të bëjnë jo thjesht dhe vetëm me imazhin e vendit, por mbi të gjitha kanë të bëjnë me standardet dhe cilësinë e demokracisë në vend.

Gjatë ditëve të fundit, në Shqipëri zhvillohet një vizitë e delegacionit të nivelit të lartë të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Europës, i cili pasi kontaktoi me funksionarët më të lartë të shtetit, pasi u njoh më nga afër me çfarë po ndodh në Shqipëri, ka mbajtur një qëndrim që është nga më të rëndët. Dhe në vazhdim të qëndrimeve të mbajtura më parë dhe nga OSBE, nga BE, nga KE e kështu me radhë.

Fjala është për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar. Për atë butafori të shëmtuar që në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjin krijoi një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe funksionimin e shtetit në Shqipëri.

Natyrisht të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur më 30 qershor, jo vetëm në procesin e paligjshëm të votimeve të komanduara, të realizuara dhe ato me 1001 probleme nga mazhoranca aktuale e krimit qeverisës, por dhe për shkak të zgjedhjes me emërim të një tufe banditësh dhe horrash të lidhur me krimin që janë imponuar në lidhje me krimin në mënyrë të paligjshme për të drejtuar në nivelin lokal.

Duke iu referuar këtij realiteti, Delegacioni i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në qëndrimin e tij zyrtar thekson përmes deklaratës së bërë nga Gunn Marit Gelgesen që është Presidenti i Dhomës së Rajoneve të Kongresit se për fat të keq, citoj:

Zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të më tejshëm të besim të qytetarëve në institucionet e vendit dhe më tej gjithashtu Presidenti i dhomës së rajoneve të Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Europës thekson se nuk ka demokraci funksionuese në nivelin e shtetit pa një demokraci pluraliste dhe të gjallë në nivelin lokal.

Pra qëndrimi më i fundit evidenton, denoncon dhe nxjerrë edhe njëherë zbuluar maskaradën e zgjedhjeve të ashtu quajtura të 30 qershorit të vitit të kaluar dhe denoncon gjithashtu paturpësinë e veprimit të mazhorancës, e cila i kriminalizoi edhe këto zgjedhje siç ka bërë në fakt edhe me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Çfarë ndodh konkretisht. Shqipëria do duhet të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve të vet, detyrimet ndaj vendit por edhe detyrimet ndaj partnerëve ndërkombëtarë në kuadër të çeljes të negociatave me Bashkimin Europian dhe më drejtë për drejtë akoma.

Shqipëria duhet të përmbushë detyrat e shtëpisë të përcaktuara në rezolutën e Bundestagut Gjerman si kusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Prandaj mazhoranca në mënyrë të veçantë qeveria, duhet të heqë dorë nga bllokimi i qëllimshëm i Gjykatës Kushtetuese, duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të kapur Gjykatën Kushtetuese duke kompromentuar në këtë mënyrë të gjithë Reformën në Drejtësi.

Sepse në mënyrë të qëllimtë ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese pikërisht për të krijuar terrenin e pandëshkueshme risë, terrenin e mos zbatimit të ligjit dhe terrenin e kriminalizmit të më tejshëm të jetës publike, politike në vend. Pse është e rëndësishme të zhbllokohet Gjykata Kushtetuese dhe të fillojë një orë e më parë nga puna sepse është kusht në radhë të parë për funksionimin normal Kushtetues të ligjit, për funksionimin normal Kushtetues të së drejtës në Shqipëri, por Gjykata kushtetuese është institucioni i vetëm që ka tagrin Kushtetues të interpretojë dhe të certifikojë aktet e institucioneve të tjera, në mënyrë të veçantë të Kuvendit.

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese ka dhe një detyrë të përcaktuar qartë edhe në rezolutën e Bundestagut gjerman sepse ajo duhet të shprehet për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit, prandaj mazhoranca, prandaj qeveria e ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese për ti vazhduar dhe ti zgjasë sa më shumë jetën këtyre strukturave në krye të të cilëve i janë vënë element me background apo me prapavijë kriminale, prandaj apeli është të ç’ bllokohet Gjykata Kushtetuese dhe të filloj ajo menjëherë për të ndalur dorën e abuzivitetit dhe shpërdorimit, dorën e shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës e zgjatur në mënyrë kriminale nga qeveria ndaj të gjitha institucioneve të tjera të cilat ajo përpiqet ti kapë, për ti përdorur pastaj në funksion të interesave të veta, që vetëm në funksion të qytetarëve shqiptar nuk janë dhe vetëm në interes të Shqipërisë nuk janë.

Raporti më i fundit, qëndrimi më i fundit i delegacionit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Europës është dëshmia më e qartë e asaj maskarade që ka ndodhur në 30 qershor. Gjykata Kushtetuese duhet të kthejë Kushtetutshmërinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve në këtë vend si kushti i parë për të zgjidhur krizën politike, krizën qeverisëse, krizën parlamentare dhe mbi të gjitha krizën e besimit sepse siç thuhet edhe në qëndrimin më të fundit të këtij delegacioni, kjo sjellje e qeverisë ka çuar në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

schedule11:06 / 07/02/2020