Nisin punimet e samitit të jashtëzakonshëm të këshillit europian për fondin e rekuperimit për rimëkëmbjen ekonomike dhe buxhetin e Bashkimit Europian 2021-2027, shkruan RaiNews.
Liderët europianë janë ritakuar në Bruksel për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë që i mbajti larg që nga muaji shkurt. Kancelarja gjermane Merkel dhe kryeministri portugez Antonio Costa, kanë ditëlindjen dhe do e kalojnë ditën e tyre të festës duke diskutuar për bilancin.
Kryeministri Holandez Mark Rutte, tha se kishte marrë dhurata për të dy. Kancelarja Merkel përsëriti se BE është në një moment vendimesh të rëndësishme, historike për të ardhmen e saj. Dhe përballë një krize të tillë si pasojë e pandemisë: mund të humbasin çdo gjë ose të fitojnë gjithçka. Mbijetesa e vetë Bashkimit Europian dhe tregut të tij të brendshëm janë në lojë.
Presidenti i parlamentit europian David Sassoli iu drejtua liderëve europianë duke thënë se kishte besim se do të dinin të reagonin ndaj kësaj sfide. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nga ana e tij e konsideroi si humbjen më të madhe në planin njerëzor që prej 100 vitesh.
Prandaj të gjithë liderët europianë duhet të gjejnë një marrëveshje të mirë për qytetarët e tyre të cilët po vuajnë pasojat shëndetësore, ekonomike dhe sociale të pandemisë./abcnews.al