Masivi i inerteve mbulon makinën në aksin Rrëshen-Bukmirë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

schedule20:08 - 29 Shtator, 2022

schedule 20:08 - 29 Shtator, 2022

Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht teksa udhëtonin këtë pasditen e kësaj te enjte në aksin Rrëshen-Bukmirë.

Drejtuesi i mjetit gjatë udhëtimit ka ndeshur në pengesa, teksa është ulur për t’i pastruar një masiv inertesh ka rrëshqitur duke rrezikuar të zënë poshtë atë së bashku me pasagjerin i cili ka dalë menjëherë nga makina duke shpëtuar pa përfunduar në humnerë.

Paraditen e kësaj të enjteje banorët protestuan para Bashkisë Mirditë duke kërkuar rehabilitimin e rrugës pasi kalimi në këtë aks është bërë shumë i rrezikshëm. /abcnews.al/