Masimiliano Allegri largohet nga stoli i Juventusit

14:40 | 17/05/201914:400

Masimiliano Allegri nuk do të jetë më trajner i juventusit për sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë zyrtar nga klubi juventin që njofton ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve ndërkohë që Allegri do të dalë në konferencën e fundit për shtyp të shtunën në orën 14:00.

Palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët sa i përket strategjisë së merkatos. Allegri vendosi veton për të bërë revolucion në skuadër duke kërkuar largimin e yjeve si Kanselo Dybala dhe Mandzukic si dhe nënshkrimin me pesë futbollistë të kalibrit botëror.

Kërkesa e cila nuk mori aprovimin e numrit një të zonjës së vjetër i cili kërkon të ruajë ekuilibrat në skuadër. Allegri largohet pas 5 vitesh të suksesshme ku fitoi plot 11 trofe. 5 kampionate radhazi, katër kupa Italie dhe 2 super kupa.

Nën drejtimin e trajnerit 51 vjeçar, Juventus luajti dy finale të ligës së kampioneve ndaj Barcelonës në vitin 2015 dhe kundër Realit në vitin 2018 ku dështuan në të dyja takimit. Presioni mbi teknikun Italian u rrit ndjeshëm pas eliminimit nga Ajaksi në Champions League çka solli edhe krisjen e parë me drejtuesit e klubit.

Allegri humbin edhe besimin e lojtarëve përfshi këtu edhe Cristiano Ronaldon i cili ka shfaqur publikisht pakënaqësitë ndaj trajnerit sa i përket strategjisë së lojës. E ardhmja e trajnerit livornez është e destinuar për të vijuar jashtë kampionatit Italian./ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono