Mashtronin të huajt me viza të falsifikuara, e pësojnë tre persona në Fier

schedule12:20 - 6 Nëntor, 2024

schedule 12:20 - 6 Nëntor, 2024

Policia e Fierit ka vënë nën hetim tre persona, 43 dhe 21 vjeç, dhe një 32 vjeçare pasi kanë përfituar shuma parash nga shtetas të huaj nëpërmjet mashtrimit.

Sipas policisë, ata iu premtonin viza elektronike të falsifikuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. D., 43 vjeç, banues në Patos, V. Z., 21 vjeç, banues në Ballsh, dhe Xh. Sh.(Gj)., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi kanë përfituar shuma parash nga shtetas të huaj, nëpërmjet mashtrimit, duke iu ofruar viza elektronike të falsifikuara.”, njofton policia./abcnews.al