Mashtronim për të fituar para, gjykata merr vendimin për 35 të arrestuarit në Call Center

schedule11:21 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 11:21 - 27 Dhjetor, 2021

Këtë të hënë para gjykatës kanë dalë 35 të arrestuarit për mashtrimet me Call centerat në Tiranë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Gjykata Penale e Tiranës në vendimin e saj ka venduar që 3 nga të arrestuarit të qëndrojnë në burg, njëri me afat 30 ditor, një është lënë në arrest shtëpie dhe 31 të tjerë kanë masën detyrim paraqitje.

LEXO EDHE: Punonjësja e Call Center: Mashtronim për të fituar para

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë tre ditë më parë pas denoncimeve për mashtrim.

Referuar dëshmisë së një prej punonjësve të “Call Center-it” të FOREX, periudha e trajnimit të personave që realizonin telefonatat zgjaste 2 deri në 3 ditë, ndërsa nuk kishte asnjë kriter në lidhje me eksperiencën e punës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!