Mashtroi një qytetar në Elbasan, arrestohet efektivi i FAST Albania

schedule15:35 - 5 Nëntor, 2021

schedule 15:35 - 5 Nëntor, 2021

ELBASAN –  Një efektiv i Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është arrestuar nga SHÇBA.

Mësohet se efektivi i arrestuar është S.F,26-vjeç. Ky person akuzohet se ka mashtruar një qytetar në Elbasan.

Sipas policisë i arrestuar akuzohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” i mbetur në tentativë, “Shpërdorim i detyrës”, “Kallëzim i rremë”.

Njoftimi:

Elbasan – Strukturat hetimore të DVP Elbasan, ato operacionale të DPPSH në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Elbasan-Korçë kanë arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, S.F., me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i 26-vjeçarit u krye pasi në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe dy aparate celularë. Është bërë shoqërimi i tij në DVP Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” i mbetur në tentativë, “Shpërdorim i detyrës”, “Kallëzim i rremë”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me SHÇBA dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese vijon luftën kundër paligjshmërisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!