Një 55-vjeçare është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër këtë të premte.
Shtetasja D.M, e cila banon në Fushë Krujë, u arrestua në flagrancë pasi i ka marrë një shumë parash një 65 vjeçareje duke e mashtruar.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë
Gjirokastër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen D. M., 55 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetaseje 65 vjeçe, duke e mashtruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të shtetases D. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.