Santos Marquez është dënuar me katër vite burg, pasi kishte mashtruar partnerin e tij kur transferuan portierin Iker Casillas te Porto. El Tribunal de Justicia de Baleares ka marrë vendimin dhe Marquez mund ta apelojë atë vetëm në Gjykatën Supreme.
CadenaSer raporton se agjenti kishte ndërtuar një kompani fshehurazi partnerit të tij, të cili i kishte thënë se kompania në fjalë po punonte që Casillas të kalonte në SHBA, ndërkohë që ishin në bisedime me Porton në Portugali.
Porto pagoi për transferimin e Casillas shumën e 753 mijë eurove, si komision për përfaqësuesin e futbollistit, Carlo Cutropia, Ky i fundi nënshkroi që një pjesë e pagesës, 256 mijë euro, të kalonin në kompaninë e krijuar nga partneri i tij, Santos Marquez. /abcnews.al