Mashtroi administratorin e biznesit dhe i mori paratë, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

schedule10:33 - 4 Maj, 2024

schedule 10:33 - 4 Maj, 2024

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dy ditë më parë mashtroi administratorin e një biznesi dhe i mori një shumë parash.

Ndërkohë, mësohet se gjatë kontrollit në banesën e tij, blutë kanë gjetur sekuestruar municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë), të cilat do të dërgohen për ekzaminime.

Njoftimi i Policisë:

I mori një shumë parash, me anë të mashtrimit, administratorit të një biznesi, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale që u kryen menjëherë pas kallëzimit të administratorit të një biznesi në fshatin Qukës, Librazhd, se ishte mashtruar nga një shtetas, për dhënien e një shume parash, kanë organizuar punën, dhe si rezultat kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të rastit, shtetasin 32 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se më datë 02.05.2024, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, 56 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, të kryer në bashkëpunim me stukturat e Policisë Lezhë, janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë), të cilat do të dërgohen për ekzaminime.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikim e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!