Mashtrimi prej 600 mijë eurosh në Itali/ Kompanitë “fantazmë” morën fonde nga Plani i Rimëkëmbjes

schedule10:57 - 4 Prill, 2024

schedule 10:57 - 4 Prill, 2024

Policia financiare e Italisë ka zbuluar një mashtrim prej 600 milionë eurosh që përfshinte “kompani fantazmë” që kishin kërkuar dhe marrë fonde nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës të Italisë.

Hetimet u kryen nga prokuroria publike e Romës dhe policia financiare e Venecias, në bashkëpunim me forcat policore të Austrisë, Rumanisë dhe Sllovakisë dhe autoritetet gjyqësore europiane.

Sipas shtypit italian, janë lëshuar 23 urdhër-arreste dhe i gjithë ky mashtrim vjen për shkak të krimit të organizuar, i cili kishte arritur të anashkalonte rregullat e legjislacionit italian dhe atij europian, në mënyrë që anëtarët e tij të kërkonin financime në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!