Mashtrimi në rrjetet sociale, ekspertët: Duhet të bësh “çmendurira” që të fitosh para në “Tik Tok”

schedule12:28 - 11 Nëntor, 2022

schedule 12:28 - 11 Nëntor, 2022

Rrjetet sociale dhe përdorimi i tyre masiv nga të rinjtë, por edhe nga grupmoshat e tjera, u diskutua në studion e ABC Live me psikologen e këshillimit Lorela Garuli si dhe ekspertin e teknologjisë së informacionit Said Duleviç. Në një lidhje direkte me gazetaren Sibora Bitri, ekspertët u shprehën që rrjetet sociale nuk transmetojnë një frymë punësimi, por ajo që kërkojnë më shumë të rinjtë është ‘fama’.

Për rastin e mashtrimit të dy 13 vjeçarëve, psikologia e këshillimit Lorela Garuli u shpreh skeptike për rolin që mund të kenë luajtur fëmijët. Sipas saj mund të kenë pasur dhe bashkëpunëtorë të tjerë më të rritur.

Sipas saj mund të ketë qenë një rrjet apo strukturë që është ndërtuar hap pas hapi si dhe në rrjetet sociale, ‘jo të gjithë janë naivë dhe të bien pre, pjesa tjetër, iu ka dashur të punojnë për krijimin e skenarit’, tha Garuli.

Për psikologen e këshillit Lorela Garuli ‘adoleshendet e kanë nevojën për të qenë të pranuar nga grupi, po rritet një brez që nuk kanë qejf as të studiojnë dhe as të punojnë, dhe të fitosh para vetëm duke parë video është shumë e lehtë, nevoja për të fituar famë, nevojë për konfirmim, te brezi i ri, bën që të merren me një gjë shumë pasive dhe mediokre, të fitosh dhe klikime, janë modele të gabuara, modele materialiste’.

Ndërsa eksperti i IT Said Duleviç nënvizoi faktin që ‘TIK TOK, transmeton modele ku fitohen miliona, dhe i bën njerëzit të mendojnë që është e thjeshtë, por është një proces, që do kohë, do studim, tejkalojnë limitet e të qenurit njeri, që të rrisësh audiencën, për të marrë në këmbim disa para. Fitimi i vetëm që marrin nga TIK TOK janë paratë që marrin kur janë LIVE, nuk transmetojnë vlera, por për të fituar disa para, shikon thjesht qëllimin për të fituar para’.

Sfidat, sipas Duleviçc, bëhen si një formë detyrimi për të rinjtë, detyrohen, në mënyrë psikologjike të gjithë të shtyhen ta bëjnë atë, dhe askush nuk di pasojat e asaj, mësohen me një lloj rruge, TIK- TOK jep shumë pak, 70 përqind të shumës e mban TIK TOK. Të bësh 100 dollarë në pjesën e lajmit, duhet të bësh çmendurira, sepse nuk është shumë e thjeshtë’, tha Duleviç.

Për psikologen e këshillimit Lorela Garula gjykon që ka një lloj ‘alienimi apo shkëputje, ka dhe mosha të rritura dhe domethënë që nuk lidhet vetëm me moshën e fëmijërisë apo adoleshencës, e para është se kështu bëjnë të gjithë, pse i pëlqen një muzikë e caktuar komerciale, se kështu bëjnë të gjithë, këtë e quaj alienim, tjetërsim, përsa kohë ti nuk je koshient për atë që po bën. Është dhe dëshira për famë, egon, narcizmin, rrjetet sociale të katapultojnë, sidomos në TIK TOK. Në thelb është ndikimi shoqëror por ka edhe një nevojë të brendshme, do bëj përpjekjen e vet për të marrë audiencë’ u shpreh Garuli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!