Gjykata ka vendosur masa arrest me burg vetëm izraelitit Rafael Genish si organizator dhe një shtetas tjetër në rol drejtuesi ( administrator).
Për 33 punonjësit e Call Centre u dhanë masa sigurie ‘arrest në shtëpi’ dhe ‘detyrim paraqitje’.
Nga operacioni janë arrestuar edhe 34 persona, ndërsa 20 u vunë nën hetim në gjendje të lirë. Gjithashtu janë sekuestruar 123 kompjutera dhe pajisje të tjera të telefonisë dhe laptopë në funksion të call center. Nga kjo pikë e call center në Shqipëri janë kontaktuar mbi 2 milion persona, të cilët janë mashtruar sipas skemës së “trurit” izraelit të kompanisë që vepronte në Tiranë duke u zhvatur qindra mijëra euro.
Pas denoncimit nga qytetarët e vendeve të tjera që kanë rënë pre e mashtrimit, autoritetet kanë vepruar duke zbuluar dhe goditur bazën./abcnews.al/