Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të SPAK është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Eltion Logun i cili akuzohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal që operonte përmes mashtrimeve në call center.
Në vitin 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”.
Nga hetimet rezulton se Logu, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka realizuar të paktën 17 raste mashtrimi, duke përdorur një call center të zbuluar gjatë vitit 2024. Aktiviteti kriminal dyshohet se u ka shkaktuar disa shtetasve të huaj një dëm financiar që arrin në rreth 187 mijë euro.
Grupi ku bënte pjesë Eltion Logu u godit në vitin 2025. Në atë kohë gjykata e Posacme caktoi masa arrest me burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga, ndërsa arrest në shtëpie Lisjane Çulani, Mateo Llozhidhe Kejdi Nuka.
Spak zbuloi se anëtarët e grupit telefonin qytetarë gjermanë, të cilëve u prezantoheshin si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në Forex apo Crypto.
/abcnews.al/


