“Mashtrim, Strakosha me koronavirus”, reagon vëllai i portierit: Të kini turp!

schedule09:38 - 26 Maj, 2020

schedule 09:38 - 26 Maj, 2020

Massimo Brambati ka krijuar polemika në Itali, pas një deklarate të lëshuar në rrjetet sociale. Mes të tjerash ai shprehej se Thomas Strakosha është infektuar me koronavirus. Deklarata e tij ka marrë dhenë, teksa është publikuar nga media të ndryshme në Itali.

Sigurisht që edhe Strakosha e ka lexuar lajmin, që është përgënjeshtruar nga Dimitri, vëllai i tij. “Duhet të keni turp që përhapni gënjeshtra dhe nëse nuk do të respektonim moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për informacion të rremë”, shkruan vëllai i portierit të Lazio.

 

DEKLARATA E BRAMBATI – Massimo Brambati, ish-futbollist i Torino dhe Bari, në një lidhje direkte me Instagram me gazetaren Giovanna Martini, deklaronte: “Janë dy lojtarë, një nga Milani dhe një nga Lazio, të cilët kanë dalë pozitivë me koronavirus.

I Lazios është Strakosha dhe për të thonë se ka një dëmtim në këmbë. Kjo nuk është e vërtetë. Ai ka bërë një test dhe ka dalë pozitiv. Nuk e di në lidhje me dëmtimin e Ibrahimovic, por Kessie i Milanit. Meqenëse u kthye nga Afrika së bashku me Gervinho, edhe ai është futur në karantinë”, ka deklaruar Brambati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!