Në një megaoperacion në Spanjë, janë arrestuar mbi 100 persona Spanjë pas dyshimeve se përmes mashtrimit në platformën whatsApp kanë vjedhur mijëra euro nga përdoruesit , duke pretenduar se janë të afërm në vështirësi.
Autoritet etet spanjolle deklaruan se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që përmes mashtrimit kishin siguruar një shume prej një milion euro
Arrestimet u kryen midis shkurtit dhe prillit në Alicante, Barcelona, Girona, Madrid, Malaga dhe Valencia. Të gjithë janë akuzuar për mashtrim, pastrim parash dhe pjesë e një organizate kriminale.
Guardia Civil, një nga forcat e policisë kombëtare të Spanjës, tha të martën se transfertat e shkaktuara varionin nga 800 në 55,000 euro.
Të akuzuarit pretendonin se janë të afërm, të cilët ishin duke përdorur një numër të ri për shkak të një urgjence. Ata në këtë mënyrë u kërkonin përdoruesve para. Të dyshuarit përdornin shpesh si justifikim se telefoni i tyre u ishte humbur apo dëmtuar dhe ata janë bllokuar jashtë llogarisë së tyre.
Një version më kompleks të mashtrimit ishte kur të dyshuarit merrnin llogarinë e platformës WP. Ata në këtë ënyrë flasin me kontaktet e përdoruesve./abcnews.al

