Mashtrim me kriptomonedhat/ Presidenti argjentinas rrezikon shkarkimin

schedule15:35 - 18 Shkurt, 2025

schedule 15:35 - 18 Shkurt, 2025

Presidenti Argjentinas Javier Milei rrezikon shkarkimin pasi akuzohet për mashtrimmashtrim pas promovimit të njëkriptomonedhe, vlera e së cilës ra brenda pak orësh.

Milei postoi në platformën Xkriptovalutën LIBRA duke thënë se është një iniciativë qëdo të ndihmonte financimin e biznesve të vogla dhe të mesme në vend. Kjo ka bërë që menjëherëçmimii monedhës dixhitale të rritej. Por brenda pak orës presidenti argjentinas fshiu postimin e tij dhe kriptomonedha u ul në vlerë, duke iu humbur investitorëve pjesën më të madhe të parave të tyre.

Disa anëtarë tëKonkresit të opozitës thanë se po planifikojnë të nisin procedurat për të fajësuar Milei, ndërsa avokatët depozituan ankesa për mashtrim në gjykatën penale të Argjentinës.

Por, zyra presidenciale e Argjentinës tha se vendimi për të hequr postimin nga platforma X ishte për të shmangur spekulimet pas reagimit publik ndaj lancimit tëkriptomonedhës. Ajo shtoi se Milei nuk ishte I përfshirë në zhvillimin e kriptomonedhës dhe se Zyra kundër Korrupsiuonit e qeverisë do të hetonte nëse dikush kishte vepruar në mënyrë tëpaligjshme, përfshirë këtu edhe vetë presidentin.

Jonatan Baldiviezo, një nga paditësit që ngriti padi ligjore tha për AssociatedPress se krimi i mashtrimit u krye, ku veprimet e presidentit ishin thelbësore për mashtrimin. Kundërshtarët politikë tëMileit shfrytëzuan mundësinë.

Ish-presidentja CristinaFernandez de Kirchner qëështë tani në opozitë ishte shumë kritike, duke e quajtur atë një mashtrues kriptomonedhas. Nga ana tjetër, koalicioni kryesor i opozitës në vend tha se do të paraqiste një kërkesë për të fajësuar presidentin për këtë skandal që sipas tyre është i paprecedentë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!