Policia e Fierit ka vënë në pranga një 34 vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Sipas uniformave blu shtetasi E.B. më qershor të 2021 është kapur duke kultivuar fidanë cannabis sativa në pyllin e fshatit Kryekuq, Divjakë.
“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë ndaluan shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Kryekuq, Divjakë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 20.10.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit, më datë 05.06.2021 në pyllin e fshatit Kryekuq, Divjakë kanë konstatuar të mbjellë fidanë cannabis sativa dhe nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre dyshohet se është shtetasi E. B:, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë edhe një 44 vjeçar i akuzuar për mashtrim.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier ndaluan shtetasin R. R., 44 vjeç, banues në Fier, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi parash shtetasit A. T., 22 vjeç, banues në Fier”, shkruan policisë./abcnews.al