Një grua nga Berati është është proceduar në gjendje të lirë pasi mashtroi një shtetase të huaj. Policia bën me dije se shtetasja B.K ka mashtruar një grua të huaj me anë të një lotarie.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. K., banuese në Berat, pasi ka mashtruar një shtetase të huaj, me anë të një lotarie.”, njofton policia./abcnews.al