Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masazhi i pazakontë me gjarpërinj në Egjipt, sa kushtojnë 30 min

schedule13:55 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 13:55 - 29 Dhjetor, 2020

Një qendër SPA-je në Egjipt ka krijuar një metodë krejt të veçantë dhe të frikshme për t’iu ofruar relaks klientëve të saj, duke krijuar një masazh të ri që realizohet me anë të gjarpërinjve.

Në fillim, klientëve iu lyhet trupi me vaj dhe më pas në kurrizin e tyre vendosen 28 lloje të ndryshme gjarpërinjsh jo-helmues për një terapi me adrenalinë dhe që të le pa frymë për 30 minuta.

Sipas pronarit të qendrës Safwat Sedki, ky lloj masazhi krijon një rritje të vetëbesimit dhe mundëson një gjendje relaksi të paprovuar ndonjëherë.

Sakaq, zvogëlon dhimbjen e muskujve dhe mundëson një qarkullim më të mirë të gjakut, duke lëshuar endorfina.

Sedki në fillim e nisi falas këtë lloj terapie, ndërsa tashmë 30 minuta me gjarpërinjtë kushton rreth 6 dollarë.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!