Kompania e shitjes së biletave “blinibileta.com”, ka publikuar masat për derbin e kryeqytetit të ditës së diele. Stadiumi “Selman Stërmasi” pritet të mbushet dhe atmosfera e përballjes Tirana-Partizani pritet të jetë shumë e zjarrtë në shkallët e stadiumit.
Dueli në fushën e blertë nis në orën 19:00, ndërsa në shkallët e stadiumit pak më herët. Dyert do të hapen në orën 17:00 dhe janë publikuar gjërat e palejuara në stadium.
Mesazhet ofenduese ose politike dhe mjetet piroteknike do të bllokohen dhe janë të palejuara. Gjithashtu edhe flamujt me shko metali dhe vuvuzelat nuk do të lejohen. Fëmijët që dëshirojnë të ndjekin derbin duhet të jenë të shoqëruar, ndërsa dyert e stadiumit nuk do të hapen në 15 minutat mes pjesëve. /abcnews.al