Coronavirusi ka pushtuar Italinë dhe nuk mund të mungonte as ndikimi në futboll. Shumë ndeshje të Serie A janë shtyrë, si dhe shumë të tjera janë zhvilluar pa praninë e tifozëve.
Nuk është vetëm elita e futbollit italian ajo që është prekur, por dhe kategoritë më të ulëta dhe futbolli i moshave. Klubi i Juventusit, nga frika e përhapjes dhe prekjes nga Coronavirus, ka urdhëruar futbollistët e U-23 të qëndrojnë në shtëpi, deri me datë 8 mars.
Te Juventus U-23, luan edhe talenti shqiptar, Giacomo Vrioni. Sulmuesi i Shqipërisë (debutoi kundër Izraelit në Nations League) do të qëndrojë në shtëpi deri më datë 8 mars, së bashku me lojtarët e tjerë të Juventus U-23./abcnews.al