Masat kufizuese anti Covid, Maqedonia vendos të hënën

schedule09:50 - 20 Nëntor, 2021

schedule 09:50 - 20 Nëntor, 2021

Maqedonia e Veriut pritet që ditën e hënë të vendosë në lidhje me masat e reja kufizuese për Covid 19.

Ndërkohë kujtojmë se Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse ka propozuar që punonjësit publik të dorëzojnë certifikatë për vaksinim, test negativ me harxhime të tyre ose certifikatë për infektim.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se këto masat duhet të zbatohen, ndërsa sindikatat thonë se testimi nuk duhet të jetë në xhep të punonjësve. Për këto propozim-masa do të bisedohet në mbledhjen e Shtabit të Krizës dhe më pas në qeveri.

Sindikatat kryesisht nuk pajtohen me masat që i propozon KSI. Sipas tyre, testimi nuk duhet të jetë në llogari të punonjësve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!