Masat e reja, nuk ka kufizime për hyrje, dalje ose qëndrim të shtetasve të Maqedonisë në Shqipëri

schedule15:37 - 7 Prill, 2021

schedule 15:37 - 7 Prill, 2021

Maqedonia e Veriut ka shtuar masat kufizuese ndaj Covid 19. Ndërkohë në lidhje me lëvizjen e shqiptarëve dhe anasjelltas në drejtim të Maqedonisë duket se nuk do të ketë asnjë ndryshim.

Ambasada e Maqedonisë në Tiranë njoftoi se nuk ka kufizime për hyrje, dalje, transit ose qëndrim të shtetasve të Maqedonisë në Shqipëri ose kanë për qëllim të përdorin aeroportin në Tiranë.

Shqipëria nuk ka kufizime për hyrje, dalje, transit ose qëndrim për shtetasit e Maqedonisë në territorin e saj. I vetmi kufizim në Shqipëri është ndalesa për lëvizja nga ora 20:00 deri në ora 06:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.Po ashtu ata japin edhe udhëzime për ata që do ta përdorin aeroportin në Tiranë.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë se Veriut që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për të udhëtuar në një vend të tretë, së pari duhet të plotësojnë kushtet për hyrje në atë shtet. Edhe pse Shqipëria nuk kërkon test negativ për COVID19 si provë, karantinë, etj, mirëpo nëse destinacioni përfundimtar ka kufizime atëherë autoritetet shqiptare kërkojnë që ato të plotësohen, përndryshe nuk do të lejohet vazhdimi i udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!