“Masat e marra uroj të ndërgjegjësojnë qytetarët”, Toçe: Rrjetet sociale kanë përhapur shumë panik

schedule22:41 - 11 Mars, 2020

schedule 22:41 - 11 Mars, 2020

Këtë të mërkurë në emisionin Byro Politike me Juli Xhakoxhi është diskutuar mbi situatën në të cilën ndodhet vendi ynë pas viktimës së parë nga koronavirusi dhe 15 raste të infektuar.

Psikologia Denada Toçe është shprehur se shqiptarët nuk janë të ndërgjegjshëm kulturalisht për të shkuar në spital dhe për të bërë analizat e duhura mjeksore.

Nder të tjera nga emisioni Byro Politike psikologia Toçe i ka cilësuar masat e marra nga qebveria si një mënyrë e mirë për të shmangur një përhapje të koronavirusit dhe një ndërgjegjësim sa më të madh të qytetarëve.

Pjesë nga biseda në studio:

Juli Xhakoxhi: Çfarë është kjo mani për të fshehur se kanë ardhur nga Italia?

Denada Toçe: Ne kulturalisht nuk kemi prirjen që të shkojmë te mjeku dhe të zbulojmë problemet shëndetsore. Nga ajo që mund të zbulosh mund të shpëtosh veteveten, pastaj dhe të tjerët, nuk besoj se lidhet se dua të infektoj të tjerë por egoizmin personal që të mbrojë vetveten, pa të tjerët nuk kanë rëndësi.

Juli Xhakoxhi: Do të ketë dhe raste të njerëzve që duan të infektojnë qëllimisht?

Gent Stroni: Ka pasur tendenca që personat që kanë një infeksion të frukstruar ato bëjnë të mundur dhe tentojnë që të infektojnë dhe të tjerët.

Denada Toçe: Është e drejtë po këto raste lidhet ngushte me ato raste që lidhen me sëmundjet terminale. Siç është HIC AIDS që është një sëmundje që nuk ka shërim dhe një i infektuar fillon një urrejtje ndaj atyre që e rrethojnë ndaj dhe ka maninë të mos tregojë se është i infektuar.

Juli Xhakoxhi: Po paragjykimi është një faktor, siç është rasti i 28 vjeçarit që shumë nëpër rrjetet sociale e mallkojnë se pse ai nuk tregoi?

Denada Toçe: Kam përshtypjen se të gjithë njerëzit mund ta kenë këtë pasi refleksi natyror i njeriut tregon se une nuk jam i sëmurë ka dhe një lidhje të ngushtë me injorancën. Ne jemi injorantë dhe nuk e dime se çfarë nodh kur je në karantinë, kur shkon te mjeku. Rrjetet sociale kanë sjellë një panik dhe frikë, pasi shumë e lidhin karantinën me vdekjen.Por këto informacione duhet të zëvendësohen me rastet që janë shëruar dhe kurbën ku ndodhemi. Unë ju flas për ankth dhe panik, virusi sezonal vret shumë herë më shumë sesa % e koronavirusit

Juli Xhakoxhi: Ne themi jo ankthit e panikut, ndërkohë që një pjesë e shqiptarëve janë indiferentë a duhet të kenë pak frikë?

Denada Toçe: Frika nuk duhet të vijë nga presioni, por nga masat, këshillat dhe ndërgjegjësimi. Masat e mbylljes së institucioneve janë shumë të rëndësishme dhe gjobat po ashtu pasi mund të ndërgjegjësojë njerëzit në mënyrë që të mos vrasin. Ne kemi prirjen që të mos kujdesemi për tjetër dhe atë që është shumë pranë komshiun tonë duke filluar nga plehrat dhe pastërtia e pallatit ndikon te shëndeti i gjitonit ne nuk e marrim parasysh mjafto të jemi mirë vetëm për të tjerët s’më plas. Masat patjetër që duhet të merreshin pasi aksush nuk ka të drejtë që të cënojë të tjerët. Kjo është papërgjegjshmeri. Ne po flasim për të moshuarit, për të sëmurët tumorale, njerëz që nuk i kemi të afër.

Gent Stroni: Të falenderoj që e kape në këtë kontekst por do të duhet të shpjegohet diçka ky është një virus problematik për moshat e larta por duhet të theme dhe të japim kurajo për këto njerëz pasi duket sikur i kemi vënë para pushkatimit.

Denada Toçe: Përkundrazi ne duhet që ti ndërgjegjësojmë këtë grup vulnerabël dhe ta bëjmë me dije se shifrat nuk na gënjejnë dot ne duhet të jemi sa më realistë. Informacionet e mediave sociale kanë kthyer në bumerang atë të feedback i njerëzve. I gjithë ky reagim është kthyer në panik./abcnews.al