Masakroi të moshuarin, burg për 37-vjeçarin! Avokati: Është penduar, ai e provokoi

schedule15:09 - 13 Maj, 2020

schedule 15:09 - 13 Maj, 2020

Është lënë në burg pa afat 37-vjeçari Hamza Çela i cili dy ditë më parë masakroi me thikë të afërmin e tij, Hamza Çela 77-vjeç në fshatin Jaupas të Poliçanit.

Çela është transportuar drejt Gjykatës së Rrethit të Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në seancë nuk është lejuar prania e medias, për shkak të situatës pandemike nga virusi Covid-19.

Gjatë seancës që zgjati rreth 1-orë mësohet se prokurori i çështjes Tasim Puci ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Avokati i tij ka deklaruar pas përfundimit të seancës se klienti i tij vuan nga probleme  të shëndetit mendor.

“Është lënë në burg. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë. Hamza Çela vuan nga një sëmundje e çrregullimit mendor. Ndihej i penduar. Tha se ishte ofenduar nga viktima. E pranoi krimin dhe ndihet i penduar”, tha avokati.

77-vjeçari Ramadan Çela u masakrua me thikë nga i afërmi i tij Hamza Çela,që sipas dëshmive të nipërve të viktimës në vendngjarje,i kishte prerë atij damarët e duarve e të këmbëve dhe i kishte nxjerrë zemrën jashtë.

Çela, që prej vitesh jetonte në qytetin e Poliçanit, ishte kthyer në shtëpinë e vjetër që kishte në fshatin Jaupas për t’u marrë me tokat bujqësore, por duke vaditur tokat e mbjella me domate ai u qëllua nga prapa me thikë nga 37-vjeçari.

Autori shëtiti me thikë në dorë dhe me bluzën e lyer me gjak nëpër fshat u kap nga policia gjysëm ore pas vrasjes,në përpjekje për t’u larguar nga fshati./abcnews.al