Masakroi me çekiç shokun, prokuroria kërkon burg përjetë për Albert Zekajn

schedule13:45 - 21 Korrik, 2020

schedule 13:45 - 21 Korrik, 2020

Prokuroria e Fierit ka dhënë pretencën për Albert Zekajn. Organi i akuzës ka kërkuar burg për jetë Zekajn.

Ky i fundit vrau dhe fshehu më pas trupin e shokut të tij Kreshnik Beqiraj 3 vite më parë.

Gjykata ka caktuar datën 28 korrik për dhënien e vendimit.

Kreshnik Beqiraj jetonte me autorin e krimit, ndërsa prej 8 muajsh ai ishte zhdukur në mënyrë të mistershme. Trupi i pajetë i Beqirajt u zbulua dy ditë më parë në një kanal, ndërsa u zbardh edhe ngjarja ku autor i krimit rezultoi se ishte shoku i tij i dhomës.

Zekaj e vrau dhe me pas e hodhi trupin në kanal. Ai më pas u largua në Tiranë për disa muaj ndërsa familjarët kërkonin djalin e zhdukur. Trupi i tij u gjet ne Daullas i dekompozuar. Përpara grupit hetimor, Zekaj rrëfeu asokohe se shkak për vrasjen ishte bërë konflikti për qiranë e banesës, e cila sipas tij nuk ishte paguar nga viktima prej disa muajsh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!