Masakrimi i çiftit shqiptar, momenti i arrestimit të Elona Kaleshit, flet fqinji dhe avokati: U trondit

schedule18:40 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 18:40 - 22 Dhjetor, 2020

Elona Kaleshi, ish-e dashura e Taulantit, djalit të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho që u gjetën të masakruar në 4 valixhe, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane me akuzën e vrasjes dhe fshehjes së dy trupave.

Lexo edhe: Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, arrestohet ish-e dashura e djalit të tyre

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit kur transportohet nga makinat e policisë, pas arrestimit.

Lexo edhe: Kush është Elona Kaleshi

Autoritetet italiane dyshojnë se Elona nuk mund të ketë vepruar e vetme, prandaj po kërkojnë bashkëpunëtorin në vrasjen dhe copëtimin e kufomave. Elona nuk pranoi që të fliste në momentin e arrestimit.

Elona Kaleshi nuk pranoi të bënte deklarata polici ku u mor pas arrestimit. Klientja ime shprehu gatishmërinë e saj për t’u dëgjuar nga hetuesit, por ajo kurrë nuk u thirr.

Lexo edhe: Dyshimet e italianëve për masakrimin e çiftit: Elona nuk veproi e vetme

Kjo që ndodhi ishte befasi dhe madje klientja im u trondit” tha avokati Federico Febbo. Një nga fqinjët e Elonës, në pallatin ku jetonte u shpreh se “Unë e kam parë atë disa herë këtu”.

Eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan u futën në katër valixhe.

Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!