Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, arrestohet ish-e dashura e djalit të tyre

schedule08:39 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 08:39 - 22 Dhjetor, 2020

Arrestohet ish e dashura e djalit të çiftit shqiptar të masakruar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho. Mediat italiane bëjnë me dije se mëngjesin e kësaj të marte karabinierët në zonën e Firences kanë arrestuar 36 vjeçaren Elona Kaleshi, e cila dyshohet për vrasjen, fshehjen dhe masakrimin e trupave të dy bashkëshortëve Pasho.

Sipas hetimeve me 2 nëntor të 2015 , ndoshta dhe dita kur ka ndodhur ngjarja, 36 vjeçarja i ka pritur në shtëpi Shpëtimin dhe Teuta Pasho, prindërit e ish të dashurit të saj të cilët kishin ardhur kohët e fundit nga Shqipëria për të përqafuar djali Taulant, i cili thuhet se u la i lirë nga burgu pasi kreu 4 vjet burg për drogë.

Një nga vajzat e viktimave, Vittoria, në një intervistë për mediat ka konfirmuar se ishte ish e dashura e vëllait të saj ajo që pa prindërit e saj ende gjallë në apartamentin ku ajo i kishte pritur para se të zhdukeshin misteriozisht .

Ndërkohë në një reagim të saj në lidhje me këtë fakt, Elona kishte theksuar se nuk ka qenë ajo personi i fundit që ka kontaktuar me çiftin e masakruar Pasho.

Gjithashtu mediat bëjnë me dije se djali i çiftit Taulant Pasho ndodhet në një burg në Zvicër, pasi akuzohet për vjedhje dhe shkelje të tjera.

Eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë janë gjetur në autostradën Firence-Pisa-Livorno,në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan në copa dhe u futën në katër valixhe.  Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas.

Ekspertët theksojnë se gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

Për të zbardhur të kaluarën e Taulantit por edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, policia italiane po bashkëpunon me autoritet shqiptare. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!