Masakra ruse, kryebashkiaku i Bucha: Deri më tani janë gjetur 403 trupa

schedule15:39 - 12 Prill, 2022

schedule 15:39 - 12 Prill, 2022

Kryebashkiaku i qytetit ukrainas të Bucha pranë Kievit tha se autoritetet kanë gjetur deri më tani 403 trupa të njerëzve që besohet se u vranë nga forcat ruse gjatë pushtimit të zonës. Ndërkohë, numri është në rritje.

Anatoliy Fedoruk shtoi gjatë një konference sot se ishte shumë herët që banorët të ktheheshin në qytet, pasi ushtarët rusë u tërhoqën në fund të muajit të kaluar.

Reuters dhe Guardian nuk mundën të verifikonin komentet e Fedoruk për numrin e njerëzve të gjetur të vdekur në Bucha, shkruajnë mediat, përcjell abcnews.al.

Autoritetet filluan gjetjen e trupave nga një varr masiv pranë një kishe në qytet, që  u vizitua javën e kaluar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Rusia ka mohuar se ka shënjestruar qëllimisht civilët. Presidenti rus Vladimir Putin e ka përshkruar sot situatën në Bucha si të rreme, sipas citimeve të transkriptuara nga agjencia e lajmeve Tass. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!