Masakra për shezlongët në Velipojë, Hajdarmataj: Konflikti prej disa ditësh, policia duhet ta dinte

schedule19:28 - 28 Qershor, 2021

schedule 19:28 - 28 Qershor, 2021

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie ka deklaruar në ABC se konflikti mes dy familjeve në Velipojë që prodhoi katër viktima, kishte nisur prej disa ditësh, Ai u shpreh se policia duhet të kishte pasur dijeni në lidhje me këtë përplasje dhe ta mbante nën monitorim situatën, duke hedhur poshtë deklaratën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi se policia nuk shuan një sherr në orën 01:00 të natës.

“Ndoshta juridikisht nuk është në kuptimin se lejen për ndarjen nuk e jep Ministria e Brendshme por duhet t’i rikujton Çuçit se policia e shtetit ka ruajtjen e jetës së qytetarëve. Nuk e di kush ia ka përgatitur atë fjalim.

Ka pasur dy tre ditë që ky konflikt ka qenë prezent në plazhin e Velipojës. Detyra kryesore e policisë është parandalimi i krimit. Policia duhet të ishte prezent për zbutjen. Nuk e di nëse policia ka pasur dijeni por do duhej të kishte sepse ka detyrë për monitorimin e situatës. Policia duhet të ketë dijeni edhe për çështje ordinere”, u shpreh Hajdarmataj.

Hajdarmataj komentoi edhe shigjetimin që Çuçi u bëri prokurorëve dhe gjyqtarëve duke shtuar se policia duhet të vërë në dispozicion të prokurorisë më shumë prova në lidhje me ngjarje të caktuara kriminale.

“Çuçi përmendi disa gjyqtarë dhe prokurorë. Kjo është hera e parë që shohim një ministër të Brendshëm që anatemon prokurorinë dhe gjyqtarët. Puna kryesore e policisë është parandalimi. Policia është në rolin e OPGJ që gjithmonë varet nga prokuroria. Ligji vetë, ka një minimum dhe një maksimum të dënimit për situate të caktuara.

Në momentet e para nëse një polici e zonja është e paaftë të grumbullojë provat, prokuroria nuk ka çfarë bën, Duhet ta ndihmosh prokurorinë me prova që pastaj të kalojë në gjykatë.  Këtu luhet te qytetarët sepse qytetarët nuk mund t’i dinë të gjitha gjërat.  Çdo konflikt që ndodh në një zonë të caktuar, si mes dy familjeve si brenda familjes policia duhet të ketë informacion. Ky është kontrolli i territorit. Kur ka një informacion ajo ndërhyn për të komunikuar me palët dhe për të bërë procedurë pajtimi”, deklaroi ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!