Rritet numri i viktimave në Zelandën e Re, masakra u transmetua live

schedule10:35 - 15 Mars, 2019

schedule 10:35 - 15 Mars, 2019

17 minuta ka zgjatur tmerri në dy xhami të ndryshme në Zelandën e Re, ku katër persona, tre burra dhe një grua, kanë ekzektuar me armë zjarri 49 persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë. Një nga agresorët ka filmuar çdo gjë duke e postuar live në Facebook.

49 viktima dhe dhjetëra të plagosur, është bilanci tragjik i dy sulmeve me armë në Zelandën e re, në dy xhami të ndryshme në qytetin e Christchurch. Policia la arrestuar katër persona, tre burra dhe një grua. Kryeministrja e vendit Jacinda Ardern e cilësoi një sulm terrorist, ndërsa një nga atentatorët është një shtetas australian, i cili publikoi më parë një manifest kundër emigrantëve. Policia ka çaktivizuar dhe disa eksplozivë të vendosur brenda disa automjeteve të parkuara pranë xhamive

Sulmi ishte një hakmarrje kundër pushtuesve, për qindra mijëra viktimat e shkaktuara nga pushtuesit e huaj në tokat europiane përgjatë historisë. Për skllavërinë e miliona europianëve të marrë nga tokat e tyre nga islamikët dhe për mijëra viktimat e sulmeve terroriste në Europë. Është ky manifesti i shkruar nga autori i masakrës 28-vjeçari Brenton Tarrant në manifestin prej 74 faqesh të publikuar online.

Kryeministri Australian Scot Morrison, e cilësoi agresorin si një ekstremist të djathtë dhe një terrorist të dhunshëm

Brenton Tarrant, kishte paralajmëruar gjestin e tij në forumin online “Schan” dhe planifikonte sulmet prej dy vjetësh. Por ai zgjodhi si objektiv Zelandën e Re vetëm tre muaj më parë. Para sulmit, në fillim të transmetimit të drejtpërdrejtë, Tarrant i ftonte spektatorët e tij që të regjistroheshin në një kanal Youtube. Për momentin, policia në Zelandën e Re nuk po kërkon të dyshuar të tjerë. Një nga katër të arrestuarit akuzohet për vrasje dhe do të dalë para gjykatës të shtunën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!