Familjet e viktimave që u qëlluan në dy xhami të Zelandës së Re i kërkuan gjykatësit dënimin me të ashpër të mundshëm për autorin e ngjarjes pasi ai nuk tregoi pendim gjatë seancës dëgjimore.
Mirwais Waziri, i cili u plagos gjatë sulmit të vitit 2019 në xhaminë Al Noor të Christchurch, tha gjatë seancës:
“Ju jeni terrorist dhe i treguat botës se ne muslimanët nuk jemi terroristë. Unë u them njerëzve të Zelandës së Re se terroristët nuk kanë fe apo racë, “tha Waziri.”
Tarrant, 29-vjeçari australian, pritet të marri dënimin këtë javë. Ai akuzohet për 51 vrasje dhe 40 vrasje të mbetura në tentativë.
Prokurorët i thanë gjykatësit se Tarrant kishte planifikuar me kujdes sulmet për të shkaktuar një masakër duke përdorur armë zjarri dhe municione, dhe kishte studiuar prej kohësh xhamitë./abcnews.al