Masakra në Velipojë, Capital T shprehet i gatshëm të paguajë shpenzimet mortore të 20-vjeçarit jetim

schedule20:31 - 27 Qershor, 2021

schedule 20:31 - 27 Qershor, 2021

Capital T ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Velipojë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Pas përplasjes me armë mes pronarëve të hotel “Fantazia” dhe të hotel “Gocaj” mbetën të vrarë 4 persona ndërsa dy të tjerë u plagosën.

LEXO EDHE: Tre biznesmenët dhe jetimi i pafajshëm, fotot e viktimave të masakrës së Velipojës

Në mesin e viktimave ishte dhe 20 vjeçari jetim, Musaen Zeneli, i cili sapo kishte filluar punën në hotelin Gocaj. Dita e parë e punës ishte fatale dhe rezultoi të ishte dhe dita e fundit e jetës. Reperi kërkon që të paguajë shpenzimet e familjes për funeralin e të ndjerit pasi nëna e tij nuk do të mund të përballonte koston e shpenzimeve.

Unë jam gati t`i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm të më shkruaj dikush nga familjarët në mesazhe”, shprehet Capital T. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!