Izraeli ka hedhur poshtë akuzat e Hamasit dhe ka deklaruar se ishin palestinezët ata që qëlluan mbi turmën teksa po merrnin ndihmat ushqimore në Gaza.
Këtë e deklaroi zëdhënësi ushtarak në fund të hetimeve për ngjarjet e ndodhura dje në veri të Gazës, për të cilat Hamasi fajëzoi ushtrinë izraelite.
“Palestinezët e armatosur hapën zjarr ndërsa civilët e Gazës po prisnin të mbërrinte karvani i ndihmave. Sapo karvani prej 31 kamionësh hyri në Rrip, palestinezët e armatosur vazhduan të qëllonin kur turma e banorëve të Gazës filloi të plaçkiste kamionët”.
IDF denoncoi se “terroristët e Hamasit vazhdojnë të dëmtojnë civilët që kërkojnë ushqim dhe fajësojnë Izraelin”/abcnews.al