Masakra në Moskë, tre nga katër të dyshuarit pranojnë fajësinë në gjykatë

schedule09:57 - 25 Mars, 2024

schedule 09:57 - 25 Mars, 2024

Katër persona të akuzuar për organizimin e sulmit në sallën e koncerteve në Rusi, që vrau 137 persona, u paraqitën para një gjykate në Moskë të dielën. Gjykata urdhëroi që autoret e sulmit terrorist, të cilët janë shtetas të Taxhikistanit, të mbahen në paraburgim deri më 22 maj.

Dalerdzhon Barotovich Mirzoyev, 32 vjeç, Saidakrami Murodali Rachabalizoda, 30 vjeç, Shamsidin Fariduni, 25 vjeç dhe Muhammadsobir Fayzov, 19 vjeç, u paraqitën dje në gjykatën e qarkut Basmanny në Moskë.

I dyshuari i katërt, Fayzov, u soll në gjykatë direkt nga një spital në një karrige me rrota. Stafi mjekësor qëndroi me Fayzov ndërsa ai ishte në gjykatë.

Tre të dyshuarit e tjerë u paraqitën në gjykatë të mavijosur, me fytyra të ënjtura mes raporteve në mediat ruse se ata ishin torturuar gjatë marrjes në pyetje nga shërbimet e sigurisë.

Sipas informacioneve deri më tani, tre nga katër të dyshuarit e kanë pranuar fajësinë. Bëhet fjalë për Mirzoyev, Rachabalizoda dhe Shamsidin, të cilët mund të dënohen më burgim të përjetshëm.

Të paktën 154 persona u plagosën dhe më shumë se 100 janë shtruar në spital.

/abcnews.al