Masakra në Moskë, shkon në 137 numri i viktimave

schedule15:45 - 24 Mars, 2024

schedule 15:45 - 24 Mars, 2024

Numri i personave të vrarë në sallën e koncerteve në Moskë ka shkuar në 137, tha Komiteti Hetues i Rusisë. Në mesin e viktimave ishin tre fëmijë, duke shtuar se 62 trupa janë identifikuar deri më tani.

Njerëzit janë mbledhur pranë vendit të koncerteve duke vendosur lule, në veriperëndim të Moskës, në një ditë zie kombëtare në Rusi. Në një fjalim televiziv, Putin dënoi masakrën, më vdekjeprurëse e Rusisë në gati 20 vjet, si një “akt barbar terrorizmi” dhe përsëriti deklaratat e mëparshme nga shërbimet ruse të sigurisë se sulmuesit ishin përpjekur të iknin në Ukrainë.

Kievi hodhi poshtë pretendimin se ishte disi i përfshirë në sulm si “absurd”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi të shtunën homologun e tij rus Vladimir Putin se po kërkon mënyra për të “fajësuar” Ukrainën për masakrën, për të cilën pretendohet se fshihet grupi i Shtetit Islamik.

/abcnews.al