Masakra në Moskë/ Këta janë dy heronjtë 15-vjeçarë që shpëtuan dhjetëra njerëz

schedule15:41 - 25 Mars, 2024

schedule 15:41 - 25 Mars, 2024

Dy adoleshentë që ndihmuan dhjetëra njerëz të arratiseshin nga një sallë koncertesh që ishte shënjestër e një sulmi terrorist, ku humbën jetën 140 njerëz u nderuan sot nga shkolla e tyre.

Islam Khalilov dhe 15-vjeçari Artyom Donskov, shokë shkolle, morën laptopë si shpërblim për heroizmin e tyre. Teksa ndodheshin në dhomat e zhveshjes së Crocus City Hall, ata treguan gjakftohtësi, duke ndihmuar spektatorët deri në dalje.

Pamjet tregojnë Islam Khalilov duke vrapuar në drejtim të kundërt nga një linjë me dhjetëra njerëz të panikuar.

“Të gjithë jashtë!” bërtet ai.

Kur terroristët filluan të qëllonin pa dallim, një grup i madh spektatorësh u larguan nga salla, por ata nuk dinin ku të shkonin. Dhe ka qenë 15-vjeçari që ka drejtuar turmën në panik drejt daljes, sipas një videoje.

“Të them të vërtetën, unë u frikësova shumë”, tha ai.

Shoku i tij i klasës Artyom Donskov ndihmoi një grup tjetër njerëzish që po kërkonin një rrugë shpëtimi, ndërsa salla kishte marrë flakë.

Një tjetër hero është një spektator që kishte shkuar në koncert me gruan e tij. Burri, i cili nuk deshi të përmendet emri, tha për mediat ruse se ai së bashku me një burrë tjetër goditën një nga sulmuesit në kokë, teksa po bëhej gati të qëllonte.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!