Ish-oficeri Dritan Goxhja i ftuar në studion e emisionit “360 Gradë” në ABC News, foli për masakrën me 137 të vrarë në një sallë koncertesh në Moskë pak ditë më parë.
Ai u ndal të katër autorët e arrestuar, ku tha se ishin të pa trajnuar mirë dhe kjo vihej re nga mënyra se si mbanin armët. Po ashtu ai tha se autorët kanë bërë trajnim 2 mujor në Stamboll, ku kanë mësuar si të qëllojnë me armë zjarri.
“Ajo palë atje e ka fjetur mendjen se nuk ka asnjë problem. Autorët kishin një trajnim të vogël dhe të mangët ushtarake, kjo shihet mënyrë si i mbajnë armët, si gjuajnë me kallashnikov. Është jashtë logjikës ushtarake trajnimi. Kanë bërë vetëm një trajnim 2 mujor në Stamboll. Janë arrestuar rreth 40 persona në Stamboll që kanë qenë të lidhur me stërvitjen e tyre.”, tha Goxhaj.
/abcnews.al