Masakra në Cetinje/ Mes viktimave pronari i lokalit ku ndodhi sherri, si edhe familjarë të tij dhe të autorit

schedule20:57 - 1 Janar, 2025

schedule 20:57 - 1 Janar, 2025

Ministri i Punëve të Brendshme në Mal të Zi, Danilo Sharanoviç ka njoftuar sonte në mbrëmje se në tragjedinë në Cetinje ka humbur jetën pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Sharanoviç tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviçit, i dyshuar për kryerjen e vrasjeve.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim arrestimin e të dyshuarit për këto vrasje, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë. të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviç.

Dhjetë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë vdekur në një krim pasditen e sotme në Cetinje. Policia është në kërkim të Aco Martinoviçit nga Cetinja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!