Masakra në Bataclan, kirurgu francez nxjerr në shitje radiografinë e një prej të plagosurve

schedule15:14 - 24 Janar, 2022

schedule 15:14 - 24 Janar, 2022

Në Francë kanë shpërthyer polemika të ashpra pasi një kirurg Emmanuel Masmejean, ka nxjerrë në ankand një radiografi të një prej të plagosurve të masakrës së Bataclan, shkruan France24

Kjo ngjarje ka risjellë në kujtesë masakrat e dhunshme të 2015-ës, që përfshinë teatrin e Bataclanit, në të cilin mbetën të vrarë 90 persona dhe u plagosën me dhjetëra. 7 vite më pas, radiografia e një krahu të shpuar nga një plumb kallashnikovi është nxjerrë në ankand për një çmim fillestar prej 2450 eurosh.

Një gjest që ka shkaktuar zemërimin e kolegëve të kirurgut, drejtuesve të sektorit dhe familjarëve të viktimave. Veprimi i kirurgut u cilësua i turpshëm dhe skandaloz.

Tashmë ai do të përballet me gjykatën dhe vendimin e urdhërit të mjekëve. Por ky i fundit u mbrojt duke thënë se kishte përdorur artin me qëllim pedagogjik. Por ai shtoi se ndoshta kishte bërë gabim, dhe ishte një budallallëk pasi i kishte kushtuar shumë para.

/abcnews.al