Macron reagon ndaj sulmit në Francë: Duan të shkatërrojnë vlerat e Republikës

schedule13:04 - 17 Tetor, 2020

schedule 13:04 - 17 Tetor, 2020

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e një mësuesi në Paris, raporton BBC.

Terroristi u vra me armë zjarri nga policia që e qëlloi 10 herë. Duke ulëritur “Zoti është i madh” në gjuhën arabe, një 18 vjeçar cecen, i lindur në Moskë, i preu kokën një profesori të histori -gjeografisë, pasi ky i fundit kishte treguar karikaturat e profetit Muhamed në klasë.

 

Presidenti francez Emanuel Macron i cili nxitoi të shkonte në vendngjarje u shpreh se nuk ishte një rastësi që viktima ishte një mësues. Kjo pasi terroristi synonte të shkatërronte vlerat e Republikës.

Ditët e fundit profesori kishte zhvilluar një leksion për sa i përket lirisë së shprehjes dhe kishte treguar në klasë për studentët e  karikaturat e profetit Muhamed. Një nga prindërit e studentëve të tij e tregojnë për një njeri shumë të sjellshëm dhe shoqëror. Studentët tregojnë se para se të shfaqte karikaturat ai iu kishte kërkuar studentëve muslimanë të dilnin nga klasa pasi nuk donte që të fyente ndjenjat e tyre.

Para se të vritej nga policia, vrasësi arriti të publikonte në profilin e tij në Twitter pamjet e sulmit.

Ndërkohë  për ngjarjen ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, i cili  pas udhëtimit të tij në Marok po kthehet urgjentisht në Paris. Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer shkroi në Twitter se vrasja e një mësuesi ishte një sulm ndaj Republikës Franceze.

Ai shprehu ngushëllimet për  viktimën dhe familjen e tij, dhe tha se  uniteti dhe vendosmëria ishin përgjigjet e vetme ndaj “terrorizmit islamik”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!