Masakra me 7 të vrarë në Kaliforni, autori rrezikon dënimin me vdekje

schedule11:25 - 26 Janar, 2023

schedule 11:25 - 26 Janar, 2023

Një punëtor emigrant i akuzuar për vrasjen e 7 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve në Kaliforni mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor, sipas një prokurori.

Chunli Zhao, një shtetas kinez 66-vjeç u arrestua të hënën jashtë stacionit të policisë Half Bay Moon, pranë San Franciskos, pas sulmit. Ai u paraqit ditën e djeshme në gjykatë, ku u akuzua për shtatë akuza për vrasje dhe një për vrasje të mbetur në tentativë.

Gjykatësja Susan Yabowski urdhëroi që Chunli Zhao të qëndronte në paraburgim dhe të paraqitej sërish në gjykatë më 16 shkurt. Autoritetet i kanë siguruar të akuzuarit një përkthyes Mandarin, pasi Prokurori i Qarkut San Mateo, Stephen Ëagstaff tha se ai është një shtetas kinez që ka jetuar në SHBA për të paktën 10 vite.

Deri më tani nuk është shqyrtuar statusi i tij dhe as nëse ka hyrë legalisht në vend. Dënimi me vdekje është ende në fuqi në Kaliforni, megjithëse nuk është kruer asnjë ekzekutim që nga viti 2006.

Sipas tij, i pandehuri po “bashkëpunon” me autoritetet, të cilat kanë disa prova për motivin e tij. Megjithatë, Ëagstaff refuzoi të jepte ndonjë detaj të mëtejshëm, megjithëse ai zbuloi se një shënim u gjet në automjetin e sulmuesit.

Sherifi i qarkut Christina Corpus tha të martën se duket se Chunli Zhao i njihte viktimat e tij, pesë burra dhe dy gra, të cilët ishin me origjinë aziatike dhe latine.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!