Masakra me 5 të vrarë në Teksas/ Arrestohet autori, fshihej në një dollap

schedule09:17 - 3 Maj, 2023

schedule 09:17 - 3 Maj, 2023

I dyshuari për masakrën e Teksasit u gjet i fshehur në një dollap dhe tani ndodhet në paraburgim, thanë zyrtarët.

Personi i akuzuar për vrasjen e pesë personave në një shtëpi në Teksas, duke përfshirë një nënë dhe djalin e saj 9-vjeçar, u arrestua të martën në mbrëmje pas disa ditësh.

Francisco Oropesa u gjet në një shtëpi disa milje larg shtëpisë në Cleveland, Teksas, ku ndodhën vrasjet, tha Zyra e Sherifit të Qarkut San Jacindo. Oropesa u gjet i fshehur në një dollap, u tha sherifi Greg Capers gazetarëve gjatë një konference shtypi të martën mbrëma.

Ai vrau 5 persona, të gjithë nga Hondurasi, të moshës 9 deri në 31 vjeç.

Në mesin e të mbijetuarve ishin tre fëmijë.

/abcnews.al