Ka shkuar ne 11 numri I viktimave nga sulmi me arme zjarri qe ndodhi paraditen e se martes në një Gjimnaz Federal në qytetin Graz të Austrisë. Nje grua e plagosur nderroi jete ne spital, ndersa nje tjeter eshte ne gjendje te rende.
Autori I krimit ishte nje 21 vjecar, I cili dikur kishte qene nxenes I ketij gjimnazi, por nuk e kishte perfunduar shkollen. Ai u vetevra ne nje nga tualetet e institucionit pasi kreu aktin e rende.
Sipas mediave austriake, autori kishte lene nje leter lamtumire, por nuk eshte bere e ditur permbajtja e saj.
Dyshimet kryesore se përse autori ndërmori aktin makabër lidhen me faktin se ai e shihte veten viktimë të bullizmit në shkollë. Policia dhe Prokuroria e qytetit po hetojnë ngjaren dhe nuk e kane zbuluar identitetin e autorit dhe viktimave. Ajo qe u be me dije eshte se I riu kishte ne zoterim dy arme, te dyja me leje.
Mediat austriake thonë se autori hapi zjarr në dy klasa të shkollës dhe mes viktimave ka nxenes dhe mesues. Dhjetera te tjere mbeten te plagosur dhe po marrin kujdes te specializuar shendetesor.
Dëshmitarët në zone thane se kishin dëgjuar rreth 20 të shtëna dhe mbeten te tmerruar.
Austria shpalli nje periudhe tre ditore zie kombetare pas ngjarjes tragjike, qe do te filloje nga dita e merkure.
Ngjarja e rëndë e së martes vjen në përvjetorin e 10 të masakrës së ndodhur në qytetin Graz në vitin 2015 ku 3 persona humbën jetë si pasojë e një personi që hyre me makinë mes një turme./abcnews.al