Masakra e Studimes, Osmani: Serbia ka kryer gjenocid, historia s’mund të rishkruhet

schedule18:00 - 2 Maj, 2023

schedule 18:00 - 2 Maj, 2023

Në 24-vjetorin e masakrës së Studimes, krerët shtetërorë e familjarë të shumtë kanë bërë sot homazhe dhe kanë nderuar të rënët e luftës së fundit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se 24 vjet më parë në Studime të Vushtrrisë nga forcat serbe u krye masakra më e tmerrshme gjatë luftës së Kosovës.

Osmani u shpreh se paqja e qëndrueshme afatgjatë arrihet vetëm kur autorët e masakrave të kryea nga Serbia ndaj popullit kosovarë të vihen para drejtësisë. Ajo tha se duhet të thuhet qartë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

“Kjo që ka ndodhur në Studime para 24 vitesh është argument i fuqishëm se historia nuk mund të rishkruhet dhe se në vitet 98’-99’ faktet historike ishin të qarta se njerëzit tanë u vranë vetëm pse ishin shqiptar ata u vranë në shtëpitë dhe trojet e tyre. Andaj, sot si asnjëherë më parë duhet ta themi qartë dhe prerazi se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se paqja e qëndrueshme afatgjate është e mundshme vetëm kur autorët të dalin para drejtësisë dhe kur të zbardhet fati edhe i mbi 1600 të zhdukurve me dhunë dhe kur të gjithë ata që kryen këto krime monstruoze të paguajnë për krimet që i kryen”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!