Masakra e Reçakut, Osmani: Faktet janë më të fuqishme se sa propaganda e vazhdueshme serbe

schedule12:54 - 15 Janar, 2024

schedule 12:54 - 15 Janar, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke përkujtuar masakrën e Reçakut, theksoi se faktet janë më të fuqishme sesa propaganda e fuqishme serbe. Në 25-vjetorin e masakrës, ajo shtoi se ka vetëm një të vërtetë dhe se më 15 janar është kryer krim kundër njerëzimit nga Serbia.

Osmani theksoi se Reçaku ka nevojë për drejtësi dhe se kjo i jep kuptim paqes dhe lirisë. Në akademinë përkujtimore të kësaj masakre, drejtësi kërkoi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar në vazhdimësi këtë krim kundër njerëzimit.

Më tej, presidentja e vendit theksoi se në këtë fshat të vogël të Reçakut por me histori të madhe, u vranë civilë të pambrojtur e të paarmatosur. Osmani theksoi se familjet e të masakruarve vazhdojnë të mbajnë barrën e humbjes dhe dhimbjes së anëtarëve të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!