Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë nën hetim kryetarin e partisë Omonia për Himarën, Fredi Bejleri, i cili dyshohet se ishte pjese e grupit te ekstremistëve grekë që sulmoi postën kufitare 10 prillin e 1994. Jashtë Organit të Akuzës Bejleri u shpreh se në kohën kur ka ndodhur masakra ka qenë në Qipro dhe se gjithçka është bërë për të dëmtuar imazhin e tij dhe për ta goditur atë politikisht.
Fredi Bejleri u thirr në Prokurori, pak ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të refuzojë kandidimin e tij në zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Himarës. Bejleri rezultoi i dënuar me 3 vite burg për akuzat e “Thirrjes së urrejtjes Nacionale” dhe “Poshtërim të republikës dhe simboleve të saj”.
Prokuroria për Krime të Rënda rihapi pas 25 vitesh, një dosjen e “Masakra e Peshkëpisë”, ku një grup ushtarësh grekë sulmoi postën kufitare me të njëjtin emër, duke vrarë komandantin e saj dhe një ushtar si dhe grabiti armatimet gjatë tërheqjes./ABC News Albania 24/7