Masakra e Nicës, 2-18 vite burg për tetë të akuzuarit

schedule08:28 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 08:28 - 14 Dhjetor, 2022

Një Gjykatë Speciale Penale në Paris ka dënuar me 2 deri në 18 vite burg tetë të pandehurit për sulmin terrorist të vitit 2016 në Nice të Francës, sipas mediave të huaja.

Ishte 14 korriku kur Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i lindur në Tunizi, u fut me kamion në turmën që ishte mbledhur përgjatë bulevardit në shfaqjen e fishekzjarrëve të Ditës së Bastiljes.

86 persona u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën, sipas të dhënave të autoriteteve. I pandehuri dhe miku kryesor i Bouhlel, Mohamed Ghraieb, u shpall fajtor për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe u dënua me 18 vite burg.

Dy të pandehur të tjerë u shpallën fajtorë për ndihmën ndaj Buellit në sigurimin e armëve dhe kamionit që ai e përdori në sulmin terrorist.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!